“Nuk i paska përdor tabletat”- Zafa nga Nisma, tallen keq me Ramabajën që tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me VV’në

13 prill 2025 | 20:42

Analisti i pushtetit, Sadri Ramabaja, është kthyer në një objekt tallje nga vetë subjekti politik të cilin e përmendi.

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Ramabaja “është prekur nga halucinacionet”.

Ramabaja, nuk i paska përdorën tabletat sot dhe qenka prekë nga halucinacionet!”, thuhet në reagimin e Berishës.

Reagimi i zyrtarit të Nismës vjen pasi që Ramabaja deklaroi se më së largu të hënën do të bëhet publik koalicioni formal Lëvizja Vetëvendosje-Nisma Socialdemokrate.

Është në proces të përfundimit të një koalicionin formal me Nismën Socialdemokrate, që drejtohet nga Fatmir Limaj dhe unë mendoj që më së largu deri në ditën e hënë do të bëhet publike edhe kjo marrëveshje“, ka thënë ai.

Të martën do të mbahet seanca konstituive, ku primatin për konstituimin e institucioneve do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mike Eckel, REL Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin…