Nuk iu shkon në mendje! Ja çfarë nuk ka bërë dot në jetë Rihanna

21 dhjetor 2023 | 12:09

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, u shfaq shumë “sportive” në një intervistë që realizoi së fundmi

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, u shfaq shumë “sportive” në një intervistë që realizoi së fundmi në festën e lançimit të bashkëpunimit të saj “FENTY x PUMA Creeper Phatty”.

Teksa u pyet se cila është gjëja që nuk arrin dot ta bëjë në jetë, pa u menduar gjatë ajo tekstualisht tha “kohët e fundit vajza”.

Lidhur kjo me faktit që ajo tashmë është nënë e dy djemve. Me këtë deklaratë, RiRi ka lënë të kuptojmë që ajo ka ndërmend të ketë një familje të madhe dhe do që të ketë edhe fëmijë të tjerë.

Rikujtojmë se, Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht. 35-vjeçarja dhe reperi 34-vjeçar kanë vendosur që t’i venë një emër aspak të zakontë djalit të tyre. Referuar “DailyMail”, çifti i ka vendosur emrin djalit Riot Rose Mayers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste,…