Nuk jemi në nivelin e Barcelonës

29 tetor 2020 | 09:59

Andrea Pirlo pësoi humbjen e parë në stolin e Juventusit. Kampionët e Italisë u thyen 0-2 në sfidën shtëpiake të Champions League nga Messi me shokë. Trajneri i ekipit italian analizoi ndeshjen me Barcelonën dhe u ndal te mesfusha, aktualisht reparti më i dobët i “Zonjës”.

“E dinim që na priste një ndeshje e vështirë, ata janë më përpara se ne me përgatitjet. Barcelona ka lojtarë më adapt për këto lloj sfidash, ndërsa ne jemi një ekip në ndërtim e sipër. Kjo humbje do të na shërbejë për t’u rritur. Shpresoj t’i kem sa më shpejt në dispozicion lojtarët që munguan sonte, për momentin jemi me pikatore dhe nuk kam shumë alternativa”, ka thënë Pirlo.

“Mesfusha? Futbolli është me cikle dhe kemi lojtarë të rinj në këtë repart. Ata kanë nevoje për ndeshje për të krijuar eksperiencë. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi, vetëm kështu mund të përballemi si të barabartë me ekipe si Barcelona. Duhet të rregullojmë shumë gjëra në këtë repart”, ka shtuar Pirlo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për skadimin e…