Nuk ka kompromis në zbatimin e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë!

12 dhjetor 2022 | 15:36

Shkruan: Hisen Berisha

Kërkesa e Viçiqit që të lirohen të gjithë të arrestuarit dhe që Policia e Kosovës “të angazhohet në veri veç me pajtimin e kryetarëve të komunave”  është kërkesë që tregon pretendimin territorial që ka Serbia në Kosovë.

Për me keq, kjo kërkesë, si qëllim e ka kompromisin e kërkuar me “planin franko-gjerman”!

Ky kompromis, ka për qëllim që të imponohet një marrëveshje ndërkombëtare, që do ta përfshijë edhe këtë kërkesë të Serbisë.

Pra, pa kërkesën dhe lejimin e kryetarëve të komunave të mos kenë të drejtë njësitë për operacione speciale të ndërhyjnë për zbatim të ligjit dhe kushtetutshmërisë, vetëm forcat e rendit, të veprojnë në atë pjesë të territorit shtetëror.

Nuk ka kompromis në zbatimin e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë.

Kërkesat e presidentit të Serbisë, cenojnë integritetin ligjor e kushtetues të vendit.

Nëse ky kompromis do të pranohet, do të kemi një “El dorado” në veri, të kontrolluar plotësisht nga Serbia.

Kjo kërkesë duhet të alarmoj qeverinë, opozitën dhe të gjitha institucionet si dhe shoqërinë kosovare.

Tani shoqëria në Kosovë, shoqëria civile, spektri politik e institucional  duhet që t’ia tërheqin vërejtjen Qeverisë së Kosovës, se nuk guxon në asnjë mënyrë të bëjë kompromise më, me Serbinë.

Kompromiset/lëshimet, në tri marrëveshjet që bëri qeveria me Serbinë (udhëzuesi për implementimin e marrëveshjes për energji, lëvizje të lirë, targat e dokumentet e identifikimit), ia ngritën apetitet shoveniste Vuçiqit.

Kryeministër, unë, opozita edhe populli, do u mbështesin në përballje me agresionin që po tregon Serbia ndaj Kosovës, por mos pranoni marrëveshje të dëmshme, jashtë frymës së ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime…