Nuk ka qetësi për Pogban në United  

24 tetor 2018 | 14:48

Zhgënjimi pas humbjes në shtëpi kundër ish-klubit të tij nuk ishte i mjaftueshëm për yllin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba, për të mos bërë fotografi duke buzëqeshur me futbollistët e Juventusit e kjo gjë i ka zemëruar tifozët e “Djajve të kuq”.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, të cilën italianët e fituan me rezultat 1-0, Pogba u fotografua me një dhuratë nga Juventusi dhe me ish-bashkëlojtarin e tij, Juan Cuadradon.

Cuadrado, i cili kishte luajtur së bashku me francezin në klubin italian gjatë sezonit 2015/2016, e bëri publik këtë takim përmes një fotografie të cilin e postoi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Është gjithmonë ndjenjë e mirë të të shoh @paulpogba”, ka shkruar kolumbiani në mbishkrimin e fotografisë së postuar në Instagram pas përfundimit të ndeshjes mes këtyre dyve.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar deficit tregtar më të lartë për 20.2…