Nuk kam pritur të luajmë kaq dobët

08 shtator 2020 | 14:37

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka thënë pas humbjes nga Lituania se nuk ka pritur që paraqitja të ishte aq e dobët.

“Nuk prisja të luanim kaq dobët. Vetëm ata që u aktivizuan në pjesën e dytë luajtën më mirë. Besoj që kjo ndodhë në futboll. Ka ndeshje që nuk të ec. U pa që kjo lojë me një gabim do të vendosej. Këtë herë ne kishim fatin e keq. Sigurisht që edhe lodhja fizike ndikoi. Shumë prej nesh nuk kemi stërvitur. Unë personalisht isha dy javë në pushim dhe erdha në Kombëtare. Por është dashur të fitonim”, ka thënë Gjimshiti.

Ai ka mohuar që Shqipëria të ketë nënçmuar Lituaninë. “Nuk kemi pasur vetëbesim për të dalë nga presingu, nuk kemi lidhur pesë pasime. Kemi luajtur me shumë topa të gjatë”, ka thënë Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) ka mbajtur të martën takimin…