Nuk kanë të sosur telashet për iPhone X

05 shkurt 23:58

Me qindra përdorues të iPhone X, janë shprehur të shqetësuar se telefoni i tyre ka një problem në funksionin e tij primar.

iPhone X nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike. Ka qenë Financial Times e cila ka vënë në qendër të vëmendjes shqetësimin e përdoruesve, të cilët e kanë raportuar atë në forumet online të Apple.

Përdoruesit e dëgjojnë zilen e telefonit, por e kanë të pamundur të përgjigjen. Edhe pse kompania Apple ka premtuar se ky problem do të zgjidhet, deri më tani përdoruesit nuk kanë gjetur zgjidhje.

Por ky nuk është i vetëm  problem i kompanisë Apple. Javën e kaluar, ajo konfirmoi ekzistencën e një problemi në hardware që pengon disa iPhone 7 të lidhin me një rrjet celulari./tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forma jo e mirë e skuadrës së Chelseat në këtë…