“Nuk lejojmë enklavë serbe në Kosovë”, emisari britanik takohet me Lajçakun në Bruksel

01 shkurt 2023 | 18:02

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngritur dje në Parlamentin Britanik çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që po i kërkohet Kosovës që ta themelojë.

Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike të cilët s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit.

Ministri për Evropën, Leon Docherty ka deklaruar dje se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe ka deklaruar se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

Pas një qëndrimi të tillë të Britanisë së Madhe, sot në Bruksel emisari sllovak, Miroslav Lajçak ka pritur emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pronës shoqërorë dhe ato për…