Nuk merrte shumë ‘likes’ në rrjete sociale, bën vetëvrasje ‘live’

21 gusht 2020 | 08:14

Një kameriere 19-vjeçare, e fiksuar pas rrjeteve sociale, e ka vrarë veten teksa po fliste në telefon me shoqen e saj të ngushtë. Mediat britanike raportojnë se arsye e vetëvrasjes ishte numri i vogël i ‘likes’ që ajo i merrte në postimet e saj.

19-vjeçarja Chloe Davison u gjet e varur në banesën e saj në Lanchester në County Durham të Anglisë pasi Policia shkoi atje për t’i ardhur në ndihmë pas alarmit të ngritur nga shoqja e saj.

Edhe pse ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, nuk mund ta shpëtonin 19-vjeçaren, së cilës i ishin kthyer në obsesion rrjetet sociale.

Në dëshminë përpara grupit hetimor, nëna e Chloe tregoi në mënyrë direkte se si rrjetet sociale “ia morën jetën” të bijës, pasi ajo ishte e fiksuar që ta kishte vëmendjen e njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbarë Izraeli është tronditur dje nga një lajm i tmerrshëm,…