Nuk mjafton supergoli i Rashicës, Bayerni eliminon Werderin dhe kualifikohet në finale të DFB Pokal

25 prill 2019 | 00:18

Me rezultat 3-2, Bayern Munichu e ka mposhtur Werder Bremenin në gjysmëfinale të DFB Pokal duke u kualifikuar në finale të kësaj gare.

Robert Lewandowski (36′) e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë dhe me epërsi minimale, bavarezët shkuan në pushim.

Thomas Muller e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë (63′) dhe dukej se gjithçka po shkonte lehtë për kampionin gjerman.

Mirëpo, Werderi u kthye për ta barazuar rezultatin me golin e Yuya Osako (74′) dhe supergolin e Milot Rashicës (75′).

Mirëpo, falë një penalltie të Robert Lewandowskit (84′), bavarezët e fituan ndeshjen dhe u kualifikuan në finale të Kupës së Gjermanisë.

Në finale, Bayern Munichu do të luajë kundër RB Leipzigut që në gjysmëfinale e eliminoi Hamburgun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, pas shpalljes fajtor dhe dënimit…