Numërohen mbi 9500 vota të diasporës, ky është rezultati

16 tetor 2019 | 20:20

Ka përfunduar numërimi i 70% të votave të ardhura nga Diaspora.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit, që parashihet të përfundojë në mesnatë.

Deri më tani është arritur të numërohen afro 10 mijë vota të diasporës dhe në bazë të tyre, rezultatet janë kësisoj:

Lëvizja Vetëvendosje ka 4 mijë e 905 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 680 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1 mijë e 612 vota, koalicioni Nisma-AKR ka 604 vota si dhe koalicioni AAK-PSD morën 477 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për herë të…