Numri i pacientëve që po trajtohen me Covid në spitalin e Gjakovës është i lartë

03 nëntor 2020 | 14:36

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur takimin e radhës me Shtabin për Menaxhimin e Covid-19.

Edhe një herë, ai, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit komunal për të kryer të gjitha detyrat që i takojnë rreth parandalimit të përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Çdo person që i nënshtrohet testimit për Covid-19, gjatë periudhës së pritjes së rezultatit, duhet të qëndrojë në vetizolim. Po ashtu, është e obligueshme që ata të cilët rezultojnë pozitivë, të qëndrojnë po ashtu në vetizolim. Ata të cilët nuk e respektojnë një gjë të tillë do të marrin dënimin e merituar konform ligjit për Covid-19. Ne si shtab dhe të gjitha institucionet relevante do të vëzhgojmë gjatë tërë kohës të gjithë personat pozitivë me virus dhe ata që janë në proces të testimit”, ka thënë Gjini.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, u tha se Policia e Kosovës bashkë me Inspektorët Komunal do të vazhdojnë mbikëqyrjet strikte rreth respektimit të masave nga ana e bizneseve.

Në bazë të informacioneve nga drejtori i spitalit, Hilmi Shala, numri i pacientëve që po trajtohen në këtë institucion shëndetësor është i lartë.

Në këtë takim u tha se në mënyrë që të mos kemi përkeqësim të mëtejshëm të situatës, është e obligueshme që secili qytetar t’i përmbahet rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e martë) me fillim nga ora 21:00 do të…