Numri i të burgosurve, Shqipëria e para në Ballkan, Kosova e katërta

19 janar 2020 | 16:21

Një raport i Agjencisë Evropiane të Statistikave ka theksuar se Shqipëria ka një numër rekord personash të burgosur, krahasuar me vendet e Ballkanin Perëndimor.

Për 100 mijë banorë Shqipëria ka 197 të burgosur. Kjo statistikë e rendit Shqipërinë në vendin e katër për numrin e personave të burgosur pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Duke krahasuar shifrat Eurostat ka ardhur në përfundimin se Serbia për 100 mijë banorë ka 153 të burgosur, Maqedonia e Veriut me 146 , ndërsa Kosova 90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Vendet fqinje me Shqipërinë Italia dhe Greqia, kanë 97 dhe 93 të burgosur për 100 mijë banorë.

Ndërsa në Bashkimin Evropian, ka thënë Eurostat numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore është 116.

Tre vende të BE e më konkretisht Franca, Austria dhe Gjermania, kanë një numër më të ulët të burgosurve në raport me popullsinë 103, 100 dhe 79 të burgosur.

Islanda mban rekordin me numrin më të ulët, të personave në burgje 38 për çdo 100 mijë banorë pasuar nga Finlanda, Suedia dhe Danimarka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani i ka sjellë si diplomatë, ndërsa Shqipëria i ka…