Numri i të pastrehëve arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

31 janar 2023 | 23:32

Skocia ka regjistruar një rekord të ri prej 28 mijë e 944 aplikimesh të hapura për të pastrehët në shtator të vitit 2022, shifër më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve të të dhënave të qeverisë skoceze në vitin 2002.

Shifra, e shpallur sot, është rritur 11 për qind krahasuar me një vit më parë, shkruan Anadolu.

Gjatë gjashtë muajve deri në fund të shtatorit janë pranuar 19 mijë e 66 aplikime për të pastrehët, duke shënuar një rritje prej 6 për qind nga viti i kaluar dhe pak më e lartë se shifrat para pandemisë COVID-19.

Gjithashtu u regjistrua një rritje e mprehtë në baza vjetore e numrit të fëmijëve të strehuar në strehim të përkohshëm, me 10 për qind duke arritur në 9,130.

Të dhënat e fundit gjithashtu treguan se 19 për qind e familjeve mbetën të pastreha nga qiramarrjet private me qira në periudhën prill-shtator të vitit 2022, me një rritje prej 14 për qind.

Sekretarja e strehimit, Shona Robison, i quajti shifrat shqetësuese, duke shtuar se qeveria skoceze ka porositur një plan veprimi për të zgjidhur problemin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka paralajmëruar një transferim në…