Batatina paralajmëron një transferim te Llapi në minutat e fundit të merkatos

31 janar 2023 | 23:29

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka paralajmëruar një transferim në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Tekniku llapjan nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se transferimi i fundit të Llapit për këtë merkato dimërore do të prezantohet pas mesnate, shkruan Demokracia.com.

“Ëmbëlsirën e kemi ruajtur për fund dhe këtë do ta shihni pas orës 00:00”, ka shkruar ndër tjerash Batatina.

POSTIMI I PLOTË:

Pasi po e mbyllim afatin kalimtar të janarit, dua t’i falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan me mua dhe të gjithë futbollistët e ardhur që i besuan projektit tim.

Kam arritur të sjell në skuadër futbollistë shumë cilësor duke kaluar karrierën në fëmijëri në skuadrat e mëdha evropiane dhe jom shumë krenar me të gjithë ata që bashkëpunova dhe sidomos me familjet e futbollistëve që i besuan projektit tim dhe të skuadrës së K.F. Llapit.

Dalëngadalë po vjen koha që tek K.F. Llapi po afrohen vetëm futbollistët me nivel të lartë dhe cilësor si dhe talentët më të mirë nga Llapi dhe gjithë Kosova.

Është shumë e rëndësishme që një pjesë e futbollistëve që kaluan disa vite tek klubi ynë iu ka mbetur shumë merak të jenë ende pjesë e jona por tashmë Llapi ka kaluar në nivel tjetër dhe për të qenë pjesë e Llapit duhet të jesh talent ose futbollist shumë cilësor pasi që Llapi po rrit yje të futbollit nga Akademia e futbollit.

Ëmbëlsirën e kemi ruajtur për fund dhe këtë do ta shihni pas orës 00:00.

Vazhdojmë fuqishëm drejt objektivit, forca djem, forca Llapi, rruga drejt suksesit nuk është e vështirë kur menaxhohet nga njerëz me vlera morale dhe njerëzore por edhe intelektuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë,…