Nura nënshkruan vendimin për mbylljen e deponisë së mbeturinave në Delli

04 shkurt 2022 | 13:48

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se është duke e përmbushur një tjetër premtim ndaj banorëve të fshatrave Çirez, Kozhicë dhe Baks, para të cilëve ishte zotuar se do ta mbyllin përfundimisht deponinë e mbeturinave në Delli.

“Nga kjo gjendje e degradimit, është nxirë jeta banorëve vendës, janë rrezikuar burimet e ujit të pijes dhe është shkatërruar mjedisi si mos më keq. Vendimet e tilla pa një analizë profesionale, pa një konsultë paraprake me komunitetin, janë praktika te gabuara”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tetëvjeçare me autizëm është larguar sot nga shkolla fillore…