Nura viziton punimet në objektet banesore në Skenderaj

03 nëntor 2022 | 13:10

Me intensitet të shtuar janë duke u zhvilluar punimet në kuadër të projektit të qeverisjes Nura, për fasadimin e objekteve banesore përgjatë sheshit “Adem Jashari” në qytetin e Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar të enjten punimet që po zhvillohen në objektet banesore, ku njërës aktualisht është duke iu vendosur çatia, kurse tjetra po fasadohet sipas modelit për të cilin ishin përcaktuar të gjithë banorët para se të fillojë procesi.

Sipas kryetarit Nura, fasadami është një nga punët e mira për banorët e objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari”, të cilat po transformohen nga dita në ditë, dhe po marrin pamje të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar gjithashtu…