Nuredin Lushtaku dorëzohet tek organet e rendit

04 korrik 2022 | 12:18

Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar tek organet e rendit.

Kjo ka ndodhur pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për të dyshuarit, e që në mesin e tyre është edhe Lushtaku, i cili së bashku me disa familjarë të shtunën mbrëma janë përfshirë në përleshje me armë në Skenderaj, ku të lënduar kanë mbetur dy policë që ishin në detyrë zyrtare.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”, është thënë në në njoftimin e prokurorisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët…