Nushi: Do të ndihmohen financiarisht edhe familjarët e qytetarëve të Prishtinës që ndërruan jetë nga koronavirusi

27 nëntor 2020 | 00:32

Komuna e Prishtinës ka marr vendim që personat të cilët janë infektuar me COVID-19 do të ndihmohen financiarisht. Ata thanë se të drejtë aplikimi për këto shuma, kanë të gjithë ata që janë të regjistruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe aplikimi do të bëhet online.

Ditën e mërkurë, Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka aprovuar vendim propozimin që qytetareve të Prishtinës të cilët janë infektuar me Covid-19 tu jepet një ndihmë financiare.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se personat nën moshën 65 vjeçare shpërblehen me shumën 50 euro, ndërsa ata mbi ketë moshë me 100 euro.

“Subvencionimin prej 50 deri në 100 euro do ta marrin vetëm ata të infektuar që gjendet në listën e dërguar nga IKSHP. Listë që ne e marrin çdo ditë dhe e azhurnojmë. E kemi databazën unike prej datës 20 mars kur është regjistruar rasti i parë në Prishtinë deri më sot”, deklaroi Muhedin Nushi për RTV Dukagjinin.

Nënkryetari Nushi po ashtu tha se do të ndihmohen edhe familjarët të cilët kanë pasur viktima si pasoj e C0vid-19,e sipas tij edhe për kategori vlejnë të njëjtat kritere

Edhe disa qytetar e kanë mirëpritur këtë vendim të Komunës

“Edhe pse shuma që ndan komuna është e vogël, vendimi është shumë i qëlluar”, deklaroi qytetari Shemsi Mulliqi.

“Është vendim i mirë për ata që janë të sëmurë. Mua më duket vendim i mirë, ndoshta ndokujt edhe mund të mos i pëlqejë”, deklaroi qytetari Sami Mehuka.

Në fund, nga Komuna thanë se aplikimi për këto ndihma do të bëhet online për arsye të evitimit të kontaktit fizik./

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota po i jep lamtumirën Diego Armando Maradonës. Futbollisti që…