NUSRET PLLANA NE BISEDIMET KOSOVO-SERBE

20 korrik 2021 | 17:58

Ismet Sylejmani

Personaliteti i madh dhe i jashtëzakonshëm i luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese, adhetari e patrioti i shquar, veprimtari i palodhshëm, folësi historik e legjendar i Radios luftarake-çlirimtare Kosova e Lirë, i pa përseritshmi Nusret Pllana, me kontributin e Tij të madh e të pashoq në përgjithësi dhe në veçanti me veprën e Tij enciklopedike TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844-1999, është bërë i patejkalueshëm dhe i padiskutueshëm në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në mes të Kryeministrit të Kosoves Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç!

Ky shqiptar i madh me librin e Tij historik, te i cili përfshihet e tërë historia e popullit shqiptar e më shumë se një shekulli, tregon një nga një me fakte e argumente bindëse gjenocidin dhe TERRORIN E SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTRËT!

Nusret Pllana ky bir i mdh i popullit shqiptar, ka punuar për 20 vjet rresht dhe ka kompletuar pasqyren e zezë serbe dhe dhunen e sajë shfarosëse të të gjitha rregjimeve të carëve, mbretërve e krajlëve, të presidentëve e kryeministrave të shtetit serb mbi popullin shqiptar!

Në bisedimet e dy raundeve të fundit të Kosovës dhe Serbisë, me librin e Tij, Legjendari Nusret Pllana është bërë pjesë aktive e dy kryepersonazheve të bisedieve, Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq!

Në të dy anët e shkopit të bisedimeve është dhe qendron i palëkundur i famshmi Nusret Pllana!

Edhe çlirimtari e sulmuesi, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe vrasesi e mbrojtësi Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, të dytë shërbehen në mes tjerash edhe me librin e Tij tashmë të njohur për të gjithë e të përkthyer pothuaj në te gjith gjuhet kryesore të botës!

Të gjithë mbrojtësve të çështjes shqiptare dhe luftëtarëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, atdhetari i madh Nusret Pllana ju ka dhënë një armë të fortë e të madhe, përmes të cilës goditja ndaj Serbisë pushtuese, është shumë efektive!

Por edhe të gjithë vrasësve e kriminelëve serb dhe mbrojtësve të ndryshëm të Serbisë pushtuese, me librin e Tij Nusret Pllana, ua ka bërë të pamundur të fshihen dhe të veshin petkun e paqësorëve, sepse libri i Tij gjigant, ua çjerr masken dhe i nxjerr lakuriq para kujtëdo dhe është dëshmi e madhe se Serbia ka kryer gjenocid, vrasje e masakra mbi popullin shqiptar!

Prishtinë, 20 Korrik 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti…