Nxënës dhe mësimdhënës, Testi i Arritshmërisë mbahet më 23 qershor

29 maj 2020 | 19:16

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit e klasave të nënta, mësimdhënësit dhe të gjithë aktorët arsimorë në Republikën e Kosovës, se data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është caktuar më 23 qershor 2020.

“MAShTI ka përgatitur dhe ka dërguar te DKA-të udhëzuesit dhe informacionet e detajizuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë 2020. Në këto dokumente janë të përfshira informacione dhe udhëzime të rëndësishme sikurse data dhe afatet me rëndësi, organizimi kohor për ditën e testimit, rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e Testit të Arritshmërisë, detyrat e palëve kryesore të përfshira në administrimin e testit, detyrat e DKA-ve dhe shkollave, MAShTI-t, detyrat e komisionit të qendrës së testimit, detyrat e administruesit të testit, informata, udhëzime dhe rregulla për nxënësit etj”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, njoftohet se “MAShTI do ta vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Drejtoritë Komunale për Arsim në mënyrë që i tërë procesi i realizimit të këtij testi të rëndësishëm të përmbyllet me sukses”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që erdhi në…