Nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’ vizitojnë Ambasadën Shqiptare në Kosovë

07 dhjetor 2019 | 13:50

Nxënësit e kolegjit Mehmet Akif, Dea Murati, Dren Hima, Enes Kryaziu, Guri Statovci së bashku me prof. Hajrije Krasniqi gjatë ditës së djeshme vizituan Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të shprehur ngushëllime dhe keqardhje në emër të të gjithë stafit dhe nxënësve të kolegjit Mehmet Akif, për viktimat nga termeti që ka ndodhur në Shqipëri.

Nxënësi Enes Kryeziu e informoi diplomaten në ambasadë Klodiana Karaj për solidarizimin e gjithë stafit dhe nxënësve të kolegjit Mehmet Akif për të prekurit nga termeti duke mbledhur mjete financiare tani të depunuara.

Znj. Klodiana Karaj falenderoj nga zemra të gjithë ata të cilët po bashkohen me solidaritet dhe humanizëm në ketë tragjedi të ndodhur në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Për shkak të natyrës së punës që…