Nxënësit e “Pavarësisë” kthehen në banka shkollore

24 nëntor 2020 | 08:38

Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë do të kthehen sot në bankat shkollore, duke iu kthyer skenarit “A” të mësimit në kohë pandemie.

Pas paraqitjes së disa rasteve me Covid-19, kjo shkollë në kryeqytet ishte mbyllur në mes të tetorit, për ta vazhduar mësimin online apo me skenarin “C”.

Shkolla ka njoftuar në faqen e vet në “Facebook” se do ta vazhdojë edhe pas disa investimeve të kryera në objekt.

Prishtina vazhdon të jetë qyteti më i prekur me Covid-19 me më shumë se 13 mijë të prekur deri tash e rreth 6 000 raste aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të veprojë si…