‘Nxënësit nesër nuk e kanë për obligim t’i përcjellin video-ligjëratat’

08 prill 2020 | 14:44

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar nxënësit dhe mësimdhënësit se nuk e kanë të obliguar t’i përcjellin video-ligjëratat që do të transmetohen nesër  (e enjte) për faktin se është festë zyrtare.

MAShTI  ka njoftuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës gjatë ditës së enjte më 09 prill 2020, do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë më 11 prill 2020 sipas orarit të njëjtë.

Nesër më 9 prill shënohet Dita e Kushtetutës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës…