Nxjerr pllakatin në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni

27 nëntor 2020 | 08:51

Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për t’i njoftuar të afërmit e saj se gjatë periudhës së Covid-19 nuk pret asnjë njeri në shtëpi dhe nuk do të shkojë askund si mysafire.

Ajo ka varur një pllakate të madhe në ballkonin e ndërtesës ku banon e ku shkruan: “Në shtëpi jemi. Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”.

Gruaja është nisur nga fakti se edhe pse ndodhemi në një periudhë kritike për sa i përket pandemisë së koronavirusit, njerëzit nuk respektojnë masat e marra dhe bashkohen grumbull, shkojnë te shtëpitë e njëri-tjetrit pa ruajtur distancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…