‘O Albin Kurti! Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve’

20 shtator 2021 | 12:02

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat me Serbinë.

Sipas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës RKS.

Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve.

“O Albin Kurti! Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve. Hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia në kolaps dhe arsimi askund. Këto janë problemet e Kosovës. Si është e mundur që në një vend aq të varfër të ketë politikanë aq të pasur? Në këtë pyetje duhet dhënë përgjigja nga Drejtësia”, ka shkruar Maloku.

Ai ka thënë se vetëdijesimi i qytetarëve e ndalë importin e produkteve serbe e jo doganat.

“S’mundesh me i mbajt njësitë elite të policisë, përjetësisht, në Jarinjë”, ka shkruar Naim Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën…