Tahiri: Është e papranueshme të dialogohet me Serbinë për tema që nuk ekzistojnë

20 shtator 2021 | 12:01

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të hapen arkivat për të zhdukurit e krimet në Kosovë, dhe jo për luftën e UÇK-së.

Tahiri ka thënë se kryeministri i Republikës në dialog duhet shkohet për njohje dhe ulëse në OKB dhe kurrsesi nuk mund të shkojë për ta redaktuar të vërtetën e historisë si popull dhe si shtet.

Sipas tij është e papranueshme të flitet me Serbinë për tema që janë të paqena

“Kriminelët e luftës si Millosheviqi dhe të tjerë kanë krijuar banda vrastare në Kosovë”.

“Ndonëse qeveria jonë është e pavëmendshme dhe e pavetëdijshme, një skenar i tillë, dhe një agjendë kudër të vërtetesës së luftës sonë, është evidente dhe sa herë e më shumë aktive. Natyrisht se fjala është për pretendimet rreth arkivave të UÇK-së. Rreth kësaj teme nuk kam çka të flas, sepse kur nuk ka subjekt, nuk ka as trajtim”,

“Mos ta devijojë agjendën e dialogut me tema që i shpik Serbia”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka dërguar mesazh…