OAK-u dhe EEN-i organizuan sesionin informues për zgjerim të tregut evropian

03 dhjetor 2020 | 12:58

Oda e Afarizmit e Kosovës (OAK), në bashkëpunim me partnerin Enterprise Europe Network (EEN), ka organizuar sesionin informues me bizneset anëtarë, gjatë të cilit u informuan për mundësitë e zgjerimit të tregut nga ai vendor në atë evropianë dhe botërorë, raporton “Epoka e re”.

Së fundi, Kosova është bërë pjesë e rrjetit EEN, pjesë e të cilit janë mbi 600 000 biznese dhe 60 shtete nga e gjithë bota ku, përveç vendeve të Evropës, përfshihen edhe Kanada, Brazili, ShBA dhe Zelanda e Re.

Qëllim kryesor i EEN Kosova është krijimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive vendore me ato ndërkombëtare, takime të cilat mund të realizohen të gjitha në mënyrë virtuale, gjë e cila konsiderohet si lehtësi për bizneset, sidomos në këtë periudhë pandemie ku lëvizjet janë të kufizuara.

Përmes kësaj platforme bizneset përfitojnë takime B2B, pjesëmarrje në ngjarje, panaire, konferenca dhe grante, pasi që për grante janë të ndara mbi tre miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po…