OAK-u kërkon nga ATK-ja lehtësim dhe mirëkuptim për bizneset në kohë pandemie

10 shtator 2020 | 11:49

Gjendja e krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid-19, ka rënduar shumë sektorin privat të vendit. Kësisoj, shumë biznese po detyrohen të reduktojnë numrin e punëtorëve brenda kompanive.

Punëtorë, këta në të cilët punëdhënësi ka investuar në trajnimin e tyre për t’i aftësuar, specifikisht, për atë vend pune.

Ndërsa, nga ana tjetër punëdhënësitë nuk mund t’i mbajnë ata punëtorë në kompani më gjatë, për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë për shërbimet e tyre.

Për t’u treguar tolerant dhe për t’i ndihmuar sado pak këto biznese për kalimin e kësaj gjendje të vështirë me të cilën po ballafaqohemi, të enjten u diskutua në tryezën e Administratën Tatimore të Kosovës me Odën e Afarizmit të Kosovës.

Kryetari i OAK-së, Skender Krasniqi, ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ATK-s, Ilir Murtezaj, mirëkuptim për bizneset e rregullta.

Ndërsa Murtezaj ka theksuar se kanë mbetur në mes të ligjit dhe moralit, e që po rrezikojnë prishjen e sistemit tatimor.

OAK-u gjithashtu ka kërkuar që të mos bëhet mbyllja e kontove dhe kësisoj të mos vijë edhe deri tek mbyllja e bizneseve, pavarësisht, mospagimit të borxheve tatimore gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo pasi që, të gjitha bizneset aktualisht, janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumta financiare.

Po ashtu, kërkesë tjetër e OAK-së ishte edhe rritja e numrit të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe atyre komunal. Kjo me qëllim që të gjitha bizneset të jenë të barabarta dhe të punojnë në bazë të ligjit të punës i cili është në fuqi.

Nga zyrtarët e ATK-së është bërë me dije se nga marsi deri në korrik të 2020-s, ka një rënie prej 20 për qind apo rreth 900 milionë euro më pak qarkullim të bizneseve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchenit, Hansi Flick, ka vendosur që të…