Obiliqi me rrugë të reja

05 gusht 2019 | 17:33

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Milloshevë – Plemetin, dhe asfaltimin e rrugës Palaj – Ljathishtë, komuna e Obiliqit.

Ai vizitoi nga afër edhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës Nacionale N2, segmenti Nadakoc – Smrekonicë.

Zëvendësministri Kadriu, operatorëve ekonomikë ua përcolli mesazhin e ministrit Pal Lekaj, se punimet duhet të realizohen me cilësi të lartë dhe sipas dinamikës e parametrave të parapara me kontratë.

Rruga Milloshëvë – Plemetin është e gjatë afër 2 kilometra dhe kosto e saj është 152 mijë euro. Ajo Palaj- Lajthishtë ka gjatësi mbi 2.2 kilometra dhe vlera e investimit është mbi 330 mijë euro.

Të dy këto rrugë janë investim i MIT-së dhe po realizohen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ministrisë dhe komunës së Obiliqit.

Kurse segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakoc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy  milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është i lumtur që…