Maguire: Nuk refuzohet oferta e Unitedit

05 gusht 2019 | 17:31

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është i lumtur që është bërë lojtar i ri i Manchester Unitedit.

Gjatë prezantimit mbrojtësi anglez ka lënë të nënkuptohet se oferta nga një skuadër siç është Unitedi nuk refuzohet.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar për këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time në Leicester dhe do të doja t’i falënderoja të gjithë në klub, edhe tifozët për mbështetjen fantastike gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë, kur Manchester Unitedi vjen duke trokitur në derën tuaj, është një mundësi e jashtëzakonshme. Nga bisedat e mia me menaxherin unë jam i ngazëllyer për vizionin dhe planet që ai ka për ekipin. Është e qartë që Solskjaer po ndërton një ekip për të fituar trofe. Tani po pres me padurim t’i takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të fillojë sezoni”, ka thënë Maguire.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Edon Nishori, kryetar…