Objekti i maternitetit në Lipjan me pamje tjetër
07 gusht 2019
| 14:37
Objekti i maternitetit në kuadër të Gjinekologjisë në Lipjan tani më ka një pamje tjetër, kjo pas një investimi që ka bërë komuna e Lipjanit duke bërë renovimin e objektit.
Këto investime të cilat përveç që ofrojnë trajtim të dinjitetshëm për çdo grua dhe nënë, tanimë dukshëm janë përmirësuar kushtet e punës për stafin shëndetësor, të cilët për vite të tëra kanë punuar në kushte jo të mira.
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se do ta ketë prioritet sektorin e shëndetësisë.
/Epoka e re/