OBSH tregon çfarë po ndodh me virusin

26 maj 2020 | 10:35

Virusi nuk do të mund të mbijetojë dhe kjo do të thotë që nuk mund të nevojitet as edhe vaksina.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Neira, thotë se njerëzit nuk duhet të kenë paranoja, as të heqin dorë nga kujdesi dhe të relaksohen, por të bashkëjetojnë me sëmundjet infektive.

Ndërsa sipas parashikimeve të deri tanishme virusi besohet se nuk do të rikthehet më.

“Shpejtësia e infektimit është ulur kaq shumë, sa virusi do ta ketë të vështirë të mbijetojë. Kemi studiuar shumë modele që na tregojnë se nuk do të kemi një valë të dytë të pandemisë dhe nga ana tjetër njerëzimi është përgatitur shumë mirë në të gjitha fushat. Nuk duhet të bëjmë shumë parashikime pasi javët e ardhshme do të jenë domethënëse, me hapjen që kemi bërë do të shohim si do të sillet virusi, shpresojmë që të mos kemi vatra që riaktivizohen, do jetë një betejë e përditshme. Pas dy tre javësh do të bëjmë një bilanc dhe nëse do të jetë e nevojshme do të korrigjojmë diçka”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Komunal i Vitisë po shqyrton rastin e mbi 30…