O’Connell: Nepotizmi e korrupsioni po shkatërrojnë Kosovën, po na humbet durimi

16 gusht 2019 | 19:27

Pas vendimit të Ambasadës së SHBA-së për t’u tërhequr nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, reagoi ambasadori britanik Ruairi O’Connell i cili kishte marrë të njëjtin vendim menjëherë pasi Naser Shala ishte zgjedhur në krye të kësaj agjencie.

Ambasadori britanik tha se nepotizmi e korrupsioni po shkatërrojnë Kosovën, ndërsa atyre po iu humbet durimi. Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë dhe duhet të ndëshkojnë ata që përfshihen në të tilla praktika.

“Nuk ka kuptim të harxhojmë kohën duke u përpjekur të ndihmojmë institucionet e Kosovës kur shumica në Kuvend nuk duan t’ia dinë dhe kur individët nuk kanë turp për t’u punësuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk dinë ta bëjnë punën si duhet. Nepotizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën. Durimi i miqve të Kosovës po mbaron. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, por vetëm nëse vendosin të ndëshkojnë ata që përfshihen në këto praktika”, u shpreh O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri…