O’Connelli: Është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura

12 dhjetor 2018 | 12:42

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka bërë me dije se Britania e përkrah formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatët e NATO-s, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, ka shkruar O’Connell në llogarinë e vet në “Facebook”, në përgjigjen që i ka dhënë një qytetari në bashkëbisedimin e hapur me qytetarët.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Gjilani është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll,…