O’Connelli kërkon nga institucionet e Kosovës që t’i zbatojnë ligjet

09 gusht 2018 | 19:06

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në qytetin e Prizrenit dhe sfidat për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Kryeprokurori Shala ka falënderuar ambasadorin O’Connell për mbështetjen e pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe sistemit të saj të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori O’Connell ka falënderuar kryeprokurorin për përkushtimin e tij dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit për të siguruar një ambient të sigurt në qytetin e Prizrenit, me ç’rast ka përshëndetur përpjekjet dhe angazhimet e kësaj prokurorie për zbulimin dhe kapjen e menjëhershme të të dyshuarit për ngacmim seksual të një shtetaseje të huaj në Prizren.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia polake ka njoftuar për evakuimin e më shumë se…