O’Connelli: Kosova është shtet, por s’mund të veprojë njëanshëm

09 janar 2018 | 19:03

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se ideja e 22 dhjetorit për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale është e kontrabanduar.

Ai ka thënë madje se nuk kanë qenë të paralajmëruar nga askush për një iniciativë të atillë, e cila është ndërmarr pa debat publik.

“Ka qenë një çështje shumë e rrezikshme, më vjen mirë që nuk është votuar, kurse ditëve të fundit kemi dëgjuar përkrahje për Gjykatën Speciale. Në kemi qenë pranë Kosovës në kohët më të vështira”, ka thënë O’Connell.

“Ne kemi interes shtetëror që Kosova të jetë e suksesshme, stabile dhe sovrane dhe e përkrahur ndërkombëtarisht. Faktori ndërkombëtar ka rrezikuar për atë që Kosova ka arritur deri tash”,

“Është multi e rrezikshme dhe e papranueshme por që shteti ka të drejt ta bëjë. Iniciativa ka qenë e rrezikshme. Me qenë shtet sovran nuk do të thotë që Kosova të veprojë në mënyrë të njëanshme”, është shprehur ambasadori O’Connel, në “Info Magazine” të “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se Kosova ka dhënë besën dhe është marrë vesh me Bashkësinë Ndërkombëtare se do ta formojë dhe përkrahë Gjykatën Speciale.

“Me votimin e saj e kanë dhënë betimin. BE ka investuar qindra mijëra për funksionalizmin e gjykatës dhe nuk është sovraniteti që të shfuqizohet diçka që ka qenë subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ambasadori O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga Këshilli…