Oda e Ramë Bislimit në Topillë të Shtimes në shërbim të kombit! (foto)

18 janar 2024 | 13:13

Oda e Ramë Bislimit në Topillë të Shtimes ishte strehë e frymëzimit, bashkimit të kombit dhe luftën për çlirim. Në këtë odë u strehua Qorr Ilazi dhe Ymer Devetaku, të cilin ishin në mision të bashkimit të kombit.

Nga kjo familje rrjedh edhe veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në diasporë, Sali Bislimi, i cili bën një historik të shkurtër të odës së familjes së tij për të kaluarën dhe të tashmen në kultivim të vlerave kombëtare kastriotike të kombit.

“Në gjuhën frënge nuk thuhet e mësova përmendesh, por thuhet e mësova për zemër, sepse gjërat që prekin në zemër ajo i gravon në mendje. Rastisa një ditë në një grup njerëzish në një të pame ishin mjaft të moshuar dhe duke biseduar për çështjet që na preokupojnë në gurbet dhe ndërkohë me pyeten se nga jam, me modesti ju tregova që jam nga Topilla e Malësisë së Shtimes. Mos jeni i shtëpisë së Ramë Bislimit, eh more djalë sa bukën ka dhënë ajo shtëpi, ajo odë e një njeriu shumë të urtë qysh ka qenë Rama, një pleqnar që duhet të jeni krenar. Shoh në sytë e tyre lot, duke kujtuar kohërat e vështira dhe duke folur për mikpritjen e ngrohtë, shumë herë edhe duke qenë mirënjohës sepse në kohërat e hershme nga bora e madhe në dimër njerëzit edhe vdisnin në rruge nga të ftohtit duke ecur nga fshati në fshat”, tregon Sali Bislimi.

No photo description available.

Ai vazhdon të tregoj bisedën që ka pasur me këta burra. “Oda juaj ka strehuar me familje në kohëra të vështira Ymer Devetakun, patriot i kohës. Aty ka qenë edhe Qorr Ilazi (Adem Balaviti) kur ka dalë në mal tek ju ishte. Ajo shpi e juaj ka dhënë dije, bukë, bashkim dhe atdhedashuri”.

May be an image of 2 people

Foto: Ramë Bislimi dhe Sali Bislimi

“U duksha shumë i vogël me fjalët e mëdha që dëgjoja për të kaluarën e familjes time. Shumë herë kam kërkuar arsyen pse në këto male kanë jetuar, pa rrymë, pa rrugë, të izoluar, por përgjigjen e kisha: Kështu është ruajt gjaku i Gjergj Kastriotit, nuk kemi mundur të shohim, të infektoheshim me pushtuesit barbarë siç kanë qenë turqit edhe shkijet, por ata kur kanë dalë këndej ju kemi tregu dallimin. Mendja filloj të udhëtoj në kohëra të ndryshme, me gjitha vështirësitë e jetë, me krenari ju thash qe ndoshta nuk kemi bërë shumë, por kemi bërë maksimumin që kemi mundur me ba”, thotë Sali Bislimi.

May be an image of 10 people

Ai vazhdon se misioni i shtëpisë së tyre vazhdon për të mirën e kombit, për ta ruajtur traditën e vjetër.

“Gjatë luftës së UÇK-së, në shtëpinë tonë ishte logjistika e UÇK-së. Nga aty u shpërndante buka për UÇK-në, ajo shtëpi ishte ambulant për ushtarët e plagosur, nga aty është frymëzuar lufta për liri. Tani në shekullin e ri, mundohem ta ruajmë traditën, duke i kënduar Kosovës, heronjve të kombit në të gjitha kohërat, rapsodët na vijnë nga gjithë Kosova dhe Shqipëria. Çdo herë gratis vetëm për t’i kënduar dhe frymëzuar gjeneratat e reja për t’ju thënë që kombi ynë akoma është në ndërtim e sipër deri në bashkimin kombëtar dhe na duhet që të jemi bashkë”, tregon ai.

May be an image of 10 people

Ai postimin që ka ndarë në “Facebook” ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi dhe këngë ku shihen këngëtarët më emër të madh duke kënduar në odën e Ramë Bislimit.

“Në Krujë nga i madhi kombit Gjon Frroku nga Lezha, me disa foto të miqve dhe rapsodëve të kombit Ali Krasniqi, Rifat Berisha, profesorët Isak Shema, Muhamet Rogova. Mustafe Xhemaili, Fahri Xharra. Gjeneralin e UÇK-së Shefki Abdullahu, dhe mikun tim të hershëm disidentin, një nder patriotët me të devotshëm që ka pasur Kosova z. Sadik Tafarshiku, ku historinë e Kosovës e kemi mësuar Live si bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Axhën Sadik si i burgosur politik që ishte e pyesja çfarë sjellje kishin serbët në burg, mu përgjigjtë se gardianët në burg na shpërthenin me gjilpëra 20 herë në këmbë në vend të natës së mirë. Shqipëria e Gjergj Kastriotit duhet të bëhet!!!”, ka treguar veprimtari Sali Bislimi.

May be an image of 6 people and hearth

May be an image of 14 people and the Western Wall

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez Karim Benzema dëshiron të largohet nga Arabia Saudite…