Oda Ekonomike Amerikane njofton bizneset rreth pronësinë intelektuale

17 janar 2019 | 14:23

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një punëtori mbi pronësinë intelektuale në Kosovë dhe Bashkim Evropian, ku bizneset e pranishme janë njoftuar mbi zhvillimet më të reja në këtë fushë si dhe mbi progresin e arritur në zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të një projekti që financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Konsulentja Kujtesa Nezaj-Shehu, ka mbajtur një prezantim mbi të drejtën e pronësisë intelektuale, ku ka sqaruar llojet e pronësisë intelektuale, mekanizmat ekzistues në këtë fushë si dhe obligimet e Kosovës që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Ajo po ashtu ka sqaruar se legjislacioni në masë të madhe është i harmonizuar me direktivat e BE, mirëpo duhet të bëhen përmirësime ende në zbatim të këtij legjislacioni.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe Drejtat e Përafërta, Valon Kashtanjeva, ka sqaruar rolin e zyrës që ai drejton, duke shtuar se bizneset ende nuk janë informuara sa duhet mbi rëndësinë e kësaj fushe. Ai sqaroi në detaje llojet e veprave që hyjnë në kuadër të drejtës së autorit.

Ai ka thënë se për dalim nga pronësia industriale, veprat që hyjnë në këtë kategori nuk kanë nevojë për regjistrim pasi që mbrojtja ofrohet që nga krijimi i veprës.

Në anën tjetër, drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale, Nezir Gashi, ka përmendur sfidat që agjencia ka pasur në këtë drejtim, duke potencuar nevojën e ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe financiare të agjencisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…