Oda Ekonomike mbështet propozimet e opozitës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

02 dhjetor 2020 | 19:17

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka përshëndetur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për ta zhbllokuar krizën ekonomike me katër masa konkrete.

“Me gjasë po kalon kësaj here, me 4 amendamente shumë përmbajtjesore nga opozita. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pritet te votohet të premten. Ekstra 200 milionë për bizneset e prekura nga pandemia”, ka shkruar Rukiqi në” Facebook”

PDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke propozuar mbi 400 milionë euro ndihma konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…