Oda Tregtare Kosovaro-Turke shënon 15-vjetorin e themelimit

21 qershor 2023 | 00:32

Oda Tregtare Kosovaro Turke në 15-vjetorin e themelimit të saj, ka vlerësuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas këtyre vlerësimeve, eksportet e Kosovës drejt Turqisë janë rritur rreth 10 herë në këto 15 vite. Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, pra gjatë viteve 2020-2022 rritja ka shkuar në 100%. Vlen të theksohet se ndikim në këtë rritje kanë pasur edhe investimet nga Turqia. Në anën tjetër, rritje e madhe vërehet edhe tek importet e Kosovës nga Turqia. Midis viteve 2008 dhe 2022, ka pasur një rritje prej 6.5 herë të importeve. Në këtë rritje, vihet në pah importi i pajisjeve të makinerive dhe gjysëm produkteve: ku kjo tregon se industria prodhuese në Kosovë ka filluar të ringjallet.

Në anën tjetër Kosova ka qenë gjithmonë vend tërheqës për investitorët turq. Nga viti 2022, totali kumulativ i investimeve turke ka kaluar vlerën e 450 milionë eurove. Investimet nga Turqia zënë vendin e tretë në Kosovë pas Gjermanisë dhe Zvicrës. Këto investime, të cilat nuk janë realizuar në sektorin e patundshmërive, por në sektorë të tjerë me ndikim në zhvillimin ekonomik, kontribuojnë edhe në punësimin në Kosovë. Kompanitë turke në Kosovë sigurojnë rreth 10,000 vende pune.

Gjithashtu nëse vlerësojmë investimeve turke në vendet e Ballkanit, vërejmë se Kosova përbën një vend të rëndësishëm në këtë aspekt. Sepse në asnjë vend tjetër në Ballkan investimet turke nuk zënë vende të para sipas renditjes. Turqia, e cila zë vendin e tretë në investimet e huaja në Kosovë, është e 5-ta në Shqipëri, e 7-ta në Maqedoninë e Veriut, e 10-ta në Bosnje dhe Hercegovinë dhe e 19-ta në Serbi.

Ndër arsyet pse Kosova është kaq përpara në Kosovë janë marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë si dhe kontributi i institucioneve në këto marrëdhënie. Oda Tregtare Kosovaro Turke vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Oda jone do të vazhdojë misionin e saj për të qenë një urë ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Tags: OTKT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kulturore Shqiptare në Reutlingen ka njoftuar se do të…