OEGjK-ja dhe ITP-ja bëhen bashkë për tërheqjen e bizneseve gjermane në Kosovë

17 shtator 2023 | 11:58

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) dhe Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ITP) kanë filluar të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në tërheqjen e bizneseve gjermane në vend dhe të lehtësojnë promovimin e eksportit për kompanitë vendore përmes ofrimit të shërbimeve të ndërsjella.

Me këtë rast, drejtoresha e OEGjK-së, Nora Hasani dhe përfaqësuesi i autorizuar i ITP Prizren, Muhamed Rexhepi, kanë nënshkruar nbjë marrëveshje bashkëpunimi.

“Shërbimi Soft-Landing, që synon të tërheqë bizneset gjermane në ITP dhe të lehtësojë integrimin e tyre, dhe Shërbimi Go-Global, i cili mundëson eksportimin e bizneseve anëtare të ITP në Gjermani”, ka njoftuar OEGjK-ja.

Më tutje është bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet OEGjK-së dhe ITP-së do të marrë në konsideratë aktivitetet e përbashkëta promovuese për hulumtimin, komercializimin dhe ndërmarrësinë, pjesëmarrjen në programe dhe projekte vendore e ndërkombëtare në inovacion, teknologji, ndërmarrësi, hulumtim dhe zhvillim, shkëmbimin e njohurive, ekspertizën, mentorimin dhe trajnimet profesionale të stafit dhe ndarjes së praktikave të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit më 17…