OEK-u kërkon qartësimin e borxhit të prodhuesve të ujit

06 gusht 2018 | 11:34

Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës, Berat Rukiqi, në një konference për media ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e ujit dhe sektori i pijeve joalkoolike dhe alkoolike.

Rukiqi ka kërkuar largimin e akcizën për pijet alkoolike dhe ato joalkoolike për prodhuesit vendor, në mënyrë që këta të jenë konkurrent në eksport.
Ai ka bërë me dije se vendet e rajonit nuk kanë një akcizë të tillë.

Sa i përket borxhit për prodhuesit të ujit prej 57 milionë euro, për të cilin Qeveria pati marrë vendim për faljen e këtij borxhi, kreu i OEK-ut ka thënë se ky vendim duhet të analizohet dhe të qartësohet shuma nga organet kompetente.

Ai ka fajësuar Ministrinë e Ambientit për mosqartësimin e taksës ujore për prodhuesit e ujit.

Rukiqi gjithashtu ka premtuar themelimin e Grupit të Komunikimit me Komunën e Prishtinës.

Veç kësaj ai ka shpalosur idenë për krijimin e një zyre që lehtëson komunikimin ndërmjet KEDS-it dhe bizneseve, si përgjigje ndaj shqetësimeve të këtyre të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka pushime për Rita Orën. Bukuroshja me prejardhje nga…