“Oeneum” shënoi Ditën Botërore të Poezisë, hyjneshës së fjalës së shkruar

25 mars 2022 | 09:05

Shkruan: Shaban Sinani

Dita Botërore e Poezisë, 21 Marsi, u shënua edhe në Tetovë me një aktivitet letrar organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”. Poetët kanë fuqinë të ngrehin dhembjet e veta në art, ku në të gjithë gjejnë dhembjet tona. Është kjo thënie e Mitrush Kutelit për poetët dhe jo rastësisht e fillojmë këtë takim për Ditën Botërore të Poezisë, sa për të thënë se sa fuqi në shoqëri kanë poetët.

21 Marsi, Ditë Botërore e Poezisë, nëpërmjet fjalëve dhe ritmit, themi se poezia u jep formë ëndrrave tona për paqe, dinjitet e drejtësi dhe na jep forcë dhe dëshirë për t’i realizuar këto ëndrra. Ky është edhe mesazhi i poetëve nga mbarë bota me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, datë që daton që nga viti 1999, që 21 Marsi të përkujtohet si Dita Botërore e Poezisë, hyjneshës së fjalës së shkruar. Kjo ditë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në mbarë botën, si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të aftësive krijuese të çdo personi – poeti apo poeteshe.

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë, Behare Neziri, theksoi se shoqata me aktivitetet që i realizon ka përgjegjësi programore e morale që ta kultivojë jetën kulturore në qytet, të përkujdeset edhe për afirmimin dhe përkrahjen e talentëve të rinj krijues, t’i motivojë dhe t’i ndihmojë krijuesit e rinj.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, në fjalën përshëndetëse, mes të tjerash, tha se komuna e përgëzon Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” për veprimtaritë kulturore që i realizon dhe komuna do të jetë mbështetëse për ngjarje kulturore që e afrimojnë qytetin e Tetovës, sidomos edhe në këtë ditë që shënon ardhjen e një stine të re.

Moderatorja e këtij aktiviteti, poetja Sadije Aliti, theksoi se poezia është vetë jeta, se lexuesi në një varg e në një strofë e përjeton një ndenjë që të gjejë një copëz jetë.

Pika muzikore u interpretuan në violinë nga Lulesa Pajaziti.

Krijuesit tetovarë i lexuan poezitë e tyrë në orën poetike të “Gjuha e shpirtit”.

Për këtë ditë të shënuar Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” dhe mirënjohje për ata që e kanë ndihmuar shoqatën, duke i nderuar me titullin “Miqtë e Shoqatës”, gjithashtu u dhanë edhe libreza anëtarësie.

Poezia na ndihmon për ta promovuar komunikimin dhe lidhjen mes kulturave të ndryshme, sepse krijon shtigje drejt autenticitetit të një gjuhe që e kupton mbarë njerëzimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar se është duke…