Oferta ‘faraonike’ nga Arabia për Llorisin

11 maj 2023 | 15:58

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka dhe një vit kontratë  e tij me “Spurs”, por mund të largohet.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, francezi ka marrë ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, e cila do të trefishonte pagën e tij aktuale. 36-vjeçari ka oferta të shumta, por ende nuk është marrë një vendim, pasi ai pret të flasë me presidentin Daniel Levy për projektet e ardhshme të klubit.

Lloris luan në Londër prej vitit 2012 duke qenë lojtari më i rëndësishëm në skuadër. Me kombëtaren e Francës arriti të shpallej kampion bote në Rusi 2018. por edhe fitues i Ligës së Kombeve në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i cili zhvillohet të…