Oferta me bollëk, Tottenhami kërkon 115 milionë për Kane

31 maj 2023 | 10:55

Një ditë më parë, mediat britanike i bënë jehonë deklaratës së presidentit të Tottenham i cili vendosi veton në lidhje me të ardhmen e Harry Kane.“Bomberi” anglez mund të largohet nga “gjelat”, por vetëm jashtë Premier Ligë.

Gjatë këtij sezoni, Harry Kane u përfol për një transferim të mundshëm te Manchester United, por kjo është e pamundur.

Në kushte të tilla, Kane nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të vlerësojë ofertat që vijnë jashtë ishullit. Të vetëdijshëm për interesimin e klubeve si Real Madrid, Bayern Munchen apo PSG-ja, drejtuesit e Tottenham i kanë vendosur çmimin sulmuesit. Sipas mediave angleze, çdo skuadër që kërkon shërbimet e Harry Kane duhet të paguaj 115 milionë euro, një shifër e lartë duke iu referuar faktit që Kane është futur në vitin që i përfundon kontrata.

Kjo është hera e dytë që drejtuesit rrezikojnë që ta humbasin Kane falas në fund të sezonit të ri, kontrata aktuale i përfundon në qershor 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kombëtares së Brazilit dhe skuadrës së Manchester United,…