Ofertë astronomike nga Arabia Saudite për Dzekon

26 mars 2024 | 14:36

Edin Dzeko mund të largohet nga Fenerbahçe pas vetëm një sezoni, duke qenë se ka marrë një ofertë astronomike nga Arabia Saudite. Portali i njohur turk “Aksam” ka publikuar lajmin me një titull bombastik rreth ofertës së Dzekos.

“Lamtumirë Edin Dzeko! Transferimi i tij për 1+1 vjet u njoftua zyrtarisht”, shkruan në ballinën e mediumit turk. Sipas njohurive të portalit turk, Dzeko ka marrë një ofertë nga Al-Hilal në vlerë prej 11 milionë euro në vit dhe duke qenë se ka mbushur 38-vjeç, është vërtet e vështirë të refuzohet.

Nëse Dzeko pranon të shkojë në Al-Hilal, ai do të luante në sulm me emra si Neymar, Malcom dhe Aleksandar Mitroviq dhe sigurisht që do të ishte sulmi më i fortë në Arabinë Saudite.

Dzeko ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e vitit 2025, shënoi 22 gola dhe 9 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se bazuar në…