OKB-ja dënon djegien e Kuranit

12 korrik 2023 | 16:08

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara  ka votuar për të dënuar incidentet e fundit të djegieve të Kuranit, por shumë shtete kanë refuzuar që ta mbështesnin rezolutën, duke shprehur frikën se kjo mund të cenojë lirinë e shprehjes.

Pavarësisht dënimit të diskreditimit të librit të shenjtë të Islamit, votimi në këtë këshill ka sjellë më shumë ngjarje sesa unitet, me shtetet nga Evropa dhe Amerika që kanë thënë se duhet më shumë punë që rezolutë të jetë më e fortë, përmes një vendimi unanim.

Pakistani dhe shtete të tjera të Organizatës për Bashkëpunim Islamik iniciuan debatin dhe rezolutën pasi një refugjat irakian dogji faqe të Kuranit pranë xhamisë kryesore në Stokholm muajin e kaluar. Ky incident nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur rezolutën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke dënuar urrejtjen fetare. Për rezolutën kanë votuar 28 shtete, 12 ishin kundër dhe shtatë kanë abstenuar.

Britania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Kosta Rika dhe Mali i Zi kanë votuar kundër rezolutës.

Ambasadorja e ShBA-së, Michele Taylor, ka kërkuar që të arrihet konsensus për rezolutën.

“Fatkeqësisht, shqetësimet nuk janë marrë seriozisht”.

“Më vjen keq që Këshilli nuk arriti të kishte zë të unifikuar në dënimin e atyre që të gjithë pajtohemi se janë akte të urrejtjes ndaj myslimanëve dhe në të njëjtën kohë të respektohet liria e shprehjes”, ka thënë ajo.

Në Suedi, autoritetet lejojnë protestat ku digjet Kurani, duke u thirrur në lirinë e shprehjes. Edhe në janar, një protestues kishte djegur Kuranin në Stokholm, incident që ishte dënuar ashpër nga shtetet myslimane. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen po planifikon të shesë shtatë lojtarë në mënyrë…