Bayerni, gati t’i shesë shtatë lojtarë për të blerë Kanen

12 korrik 2023 | 16:07

Bayern Munchen po planifikon të shesë shtatë lojtarë në mënyrë që të financojë një lëvizje për superyllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, gjatë këtij afati kalimtar.

Bayerni ofroi 80 milionë euro për kapitenin anglez, por presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy e ka refuzuar ofertën e Bayernit pasi vendosi një çmim prej 140 milionë eurosh për 29-vjeçarin. Pavarësisht kësaj Bayerni po refuzon të dorëzohet dhe thuhet se janë të vendosur për të larguar shtatë lojtarësh në një përpjekje për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve të verës.

Ndër ata që pritet të shiten është Sadio Mane, më pak se një vit pasi ai u bashkua me skuadrën e Bundesligës nga Liverpooli për 42 milionë euro. Sipas mediumit “Sky Sports Germany”, Bayerni është i gatshëm të ndajë rrugët me reprezentuesin e Senegalit për vetëm 17 milionë funte apo 20 milionë euro.

Mesfushori austriak, Marcel Sabitzer gjithashtu është paralajmëruar të largohet nga klubi “bavarez”, me Thomas Tuchel të prirë për të fituar 14 milionë euro nga lojtari. Objektivi i Barcelonës, Benjamin Pavard, është i radhës në listën e fundit, me Bayernin që kërkon rreth 40 milionë euro për mbrojtësin francez. Lojtari më i shtrenjtë në listën e transferimeve të Tuchel është mesfushori holandez, 21-vjeçari Ryan Gravenberch, i cili pritet t’i ofrojë klubit deri në 42 milionë funte apo rreth 50 milionë euro.

Ndërkohë, Bouna Sarr, Alexander Nubel dhe Yann Sommer të gjithë pritet të largohen për tarifa me vlerë më pak se 8.5 milionë funte apo 10 milionë euro. Nëse Bayerni do të arrinte të shiste secilin lojtar për çmimin e tyre përkatës, kampionët gjermanë do të mblidhnin afërsisht 113 milionë funte (132 milionë euro), të cilat pothuajse me siguri do ta fitonin Kane, nëse ai zgjidhte të largohej nga Londra këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në shqyrtimin gjyqësor të së…