Oklahoma triumfon ndaj Milwaukee

28 janar 2019 | 14:34

NBA vijon të dhurojë spektakël për adhuruesit e basketbollit, sidomos atij amerikan. Në sfidat e radhës të këtij kampionati, Oklahoma City Thunder u ndesh me Milwaukee Bucks, që kryeson Konferencën e Lindjes, duke fituar 118-112, në “Chesapeake Energy Arena”. Në këtë skenë “vallëzoi” Paul George me 36 pikë dhe 13 “rebound”.

I jashtëzakonshëm u treguar edhe talenti slloven, Luka Donqiq në duelin mes Dallas dhe Toronto, duke bërë “triple-double”, por 35 pikët, 10 asistime dhe 12 “rebound” e tij nuk mjaftuan për t’iu dhënë suksesin të tijve. “Mavericks” u mundën me 3 pikë diferencë, 120-123, ndaj Raptors.

Houston Rockets i falet një emri të madh si James Jarden, i cili regjistroi 40 pikë, 6 asistime dhe 10 “rebound”. Këto “rekorde” ishin baza e fitores 103-98 ndaj Orlando Magiq. Minnesota Timberwolves nuk i bënë punë 35 pikët e Wiggins dhe 22 të Towns ndaj Utah Jazz. Rezultati final ishte 111-125 për këtë të fundit.

San Antonio Spurs mundi 132-119 Wizards falë 30 pikëve të LaMarcus Aldrige, ndërsa Los Angeles Lakers triumfoi 116-102 ndaj Phoenix Suns. Sfida tjetër, mes New York Nicks dhe Miami Heat u mbyll me shifrat 97-106.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses, duke lënë pas…